Lajm i fundit/ Plagosje me thikë, informacionet e para

0

Një person është plagosur në Shkodër.

Ngjarja ka ndodhur pranë teatrit të qytetit, ndërsa ende nuk dihen rrethanat e ngjarjes.

Personi i plagosur ende i paidentifikuar është transportuar në spital.

Policia dhe grupi hetimor kanë shkuar në vendin e ngjarjes dhe po punojnë për zbardhjen e plagosjes.