Prokuroria e Tiranës ka lëshuarr 11 urdhër arreste për “shpërdorim detyre” dhe “trafik narkotikësh” dhe “pastrim parash”, pas identifikimit të një grupi kriminal të përfshirë në trafikun e kokainës.
Dy prej personave të përfshirë një këtë rrjet bashkëpunonin me shqiptarë që kryenin trafikun e kokkainës nga Zvicra drejt Gjermanisë.
Në total janë lëshuar 11 urdhër arreste nga prokurori Bledar Valikaj, 8 prej të cilave janë ekzekutuar mbrëmjen e djeshme. Tre persona janë ende në kërkim, raporton newsbomb.al.
Sipas informacioneve paraprake, bëhet me dije se organizator i këtij grupi është Ndriçim Harka, ndërsa pjesë e grupit ishte edhe një punonjës i zjarrfikëses.
Kanë qenë autoritetet zvicerane që pasi kanë goditur këtë rrjet trafiku, kanë kërkuar përmes një letërporosie në Tiranë, identifikimin e bashkëpunëtorëve shqiptarë.
Pas hetimeve të kryera, Prokuroria e Tiranës ka arritur të bie në gjurmët e dy personave të përfshirë në këtë rrjet. Njëri prej tyre është një zyrtar i shtetit shqiptar i cili merrej me rekrutimin e personave në rrjetin e trafikut të kokainës.