Duke mbajtur në krah vajzën e vogël…Publikohet foto e fundit në celularin e Carolinës natën e vrasjes, çfarë fshihet pas saj?

0

Mediat greke kanë publikuar foton e fundit të bërë nga telefoni i 20-vjeçares, që u vra brutalisht nga bashkëshorti i saj grek, Babis Anagnostopulos. Ne foto shihet piloti grek, shtrirë në krevat, duke mbajtur në krahë vajzën e vogël. Fotoja është bërë rreth orës 00:23, ndërsa vrasja, sipas raportit mjeko-ligjor ka ndodhur në orën 04-05 deri në 04:11.

Hetuesit ngrenë pikëpytjen e madhe se pse Caroline ka dashur ta bëjë këtë foto pikërisht në këtë orë. Kujtojmë se Babis, gënjeu policinë dhe u shpreh se Caroline është vrarë nga disa grabitës. Ai kishte pohuar se grabitësit e dyshuar që hynë në shtëpi vodhën para dhe bizhuteri. Megjithatë, u konfirmua se nuk kishte kurrë para në shtëpi, ndërsa vetë 32-vjeçari fshehu bizhuteritë nën shalën e motorit të tij. Kur iku policia, ai arriti t’i heqë qafe duke i hedhur në një kosh plehrash.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu