Ditën e sotme në orën 15:00 është lajmëruar nisja e një greve urie nga ana e disa ish-të përndjekurve politikë, në Godinën e Institutit të Ish- të Përndjekurve politikë përballë selisë së Kuvendit.
Në zbatimit të ligjit grevistët kanë njoftuar Drejtorinë e Policisë për mbajtjen e grevës së tyre.
Ndërkohë ata kanë marrë refuzimin e kërkesës së tyre duke theksuar se është në shkelje të Aktit Normativ mbi kushtet e pandemisë së Covid-19.