Gjendet pa shenja jete 47-vjeçari,pas 9 ditësh i humbur

0

Një 47-vjeçar, i cili vuante nga probleme të shëndetit mendor, është gjetur sot, pa shenja jete pranë lumit Vjosë, në Memaliaj.

Më datë 09.04.2021, në vendin e quajtur “Ura e Memaliaj”, në shtratin e lumit Vjosë është gjetur i pajetë shtetasi B. H., 47  vjeç, banues në Memaliaj.

Ky shtetas është larguar nga banesa në datën 31.03.2021, pasi vuante nga probleme të shëndetit mendor. Nga këqyrja paraprake në trupin e tij nuk janë konstatuar shenja dhune.

Në vendngjarje ndodhet grupi hetimor dhe po punon për zbardhjen e rrethanave të ngjarjes.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu