LAJM I FUNDIT/ Rusia largohet nga Këshilli i Evropës

0

Rusia është larguar nga Këshilli i Evropës, një mbikëqyrës i të drejtave të njeriut me bazë në Strasburg.

Pyotr Tolstoy, kreu i delegacionit rus në Asamblenë Parlamentare të Këshillit, tha në kanalin e tij Telegram se ai kishte dorëzuar një letër nga ministri i Jashtëm Sergei Lavrov ku njoftonte vendimin e Moskës.

Këshilli i Evropës kishte pezulluar anëtarësimin e Rusisë më 25 shkurt, një ditë pasi ajo pushtoi Ukrainën. Të hënën, kryeministri ukrainas Denys Shmygal i kishte kërkuar Këshillit të dëbonte Rusinë.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu