Florian Binaj i përgjigjet Ramës: E ke kthyer qeverinë si vodka ruse, askush s’na blen!

0

Aktori i humorit, Florian Binaj për të shtatën ditë me radhë ka protestuar për rritjen e çmimeve.

Ai ka thënë se ata nuk janë financuar nga Rusia dhe i bëri thirrje personazheve publikë që të bashkohen në manifestimin e ditës së shtunë.

“E ka bërë qeverinë si vodka, absolute, vetëm ai. E zëmë se kemi marrë lekë nga Rusia për këto protesta, pora to që kanë ikur jashtë shtetit kush i ka sponsorizuar? Rusia? Edhe Putini ka opozitë, e le e nuk e pyet. Por ky i joni as e lë e as e pyet. Ftoj të gjithë kolegët e mi që të vijnë këtu te protesta. Kjo është betejë për të vërtetën. Po ushqehemi për gënjeshtër.

E vërteta do të sjellë drejtësi. Ju bëj thirrje të gjithëve të marshojmë ditën e shtunë paqësisht, e të tregojmë që ne nuk na blenë askush. Në gjakun tonë do të jetë dëshira për liri, faleminderit”, tha Binaj.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu