LAJM I FUNDIT/ Sekuestrohen 13 mijë euro të padeklaruara në Qafë-Thanë

0

Njoftimi i plotë:

Sekuestrohen 13 mijë euro të padeklaruara në Doganën e Qafë Thanës
Në kuadër të forcimit të masave për parandalimin e lëvizjes së vlerave monetare nëpërmjet Pikave te Kalimit Kufitar, strukturat e Drejtorisë Antitrafik, pranë Drejtorisë së Përgjithshme të Doganave, në bashkëpunim me strukturat e Policisë Kufitare, kanë kryer kontrolle ‎ndaj udhëtarëve në hyrje/dalje të Pikave të Kalimit Kufitar të RSH, me qëllim parandalimin e trafiqeve dhe lëvizjes së vlerave monetare.
Gjatë kontrolleve të kryera nga strukturat e Grupeve Operacionale të Drejtorisë Antitrafik, pranë Drejtorisë së Përgjithshme të Doganave, në bashkëpunim me strukturat Degës Doganore Qafë Thanë, dhe të Policisë Kufitare, u ‎ndalua shtetasi I.C. me shtetësi rumune, të cilit pas kontollit të detajuar fizik dhe me skaner, iu konstatua në çantën e dorës, vlera në valutë e padeklaruar prej 13.350 EUR.
Drejtoria e Përgjithshme e Doganave, në kuadër të forcimit të masave për parandalimin e trafiqeve, ka intesifikuar ‎kontrollet në pikat e kalimit kufitar, si dhe i bën me dije shtetasve të cilët kalojnë në P.K.K. të R.SH. për detyrimin ligjor (Ligji Nr. 9917, datë 19.05.2008 “Për Parandalimin e Pastrimit të Parave dhe Financimit të Terorrizmit”) për deklarimin e vlerave monetare, sendeve me vlere, apo metaleve dhe gurëve të çmuar, te cilat jane me vlere me te madhe se 10.000 EUR.


PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu