LAJM I FUNDIT/ Shkrumbohet nga flakët një banesë në zonën e ‘Pazarit’

0

Një banEsë në zonën e Pazarit në Gjirokastër është përfshirë nga flakët masive.

Si pasojë e rënies së zjarrit raportohet vetëm për dëme materiale, pa lëndime në njerëz. Flakët kanë shkrumbuar shtëpinë e vjetër dhe retë e tymit kanë pushtuar zonën.

Në vendngjarje kanë mbërritur forcat zjarrfikëse të cilat, po punojnë për shuarjen e zjarrit, shkaqet e rënies të së cilit nuk dihen ende.

Banesa është në pronësi të shtetasit me inicialet A.L., i cili nuk ndodhej në shtëpi gjatë rënies së zjarrit.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu