LAJM I FUNDIT/ Shpërthimi me tritol në një dyqan, reagon policia

0

Policia e Shtetit ka dhënë informacionin zyrtar në lidhje me shpërthimin me tritol që ka ndodhur mbrëmjen e sotme në dyqanin e Naim Stafukës, vëllai i të zhdukurit Enver Stafuka.

Policia thotë se tritoli është vendosur në derën e dyqanit dhe fatmirqsisht ka vetëm dëme materiale. Në vendin e ngjarjes ndodhet grupi hetimor dhe vijon punën për verifikimin e rrethanave të ngjarjes dhe zbulimin e autorëve.

NJOFTIMI

Krujë/Informacion paraprak

Rreth orës 22:05, në Fushë Krujë, në derën e dyqanit të shtetasit N.S, është vendosur një sasi lënde plasëse, ku nga shpërthimi ka vetëm dëmtim të derës së dyqanit.

Në vendin e ngjarjes ndodhet grupi hetimor dhe vijon punën për verifikimin e rrethanave të ngjarjes dhe zbulimin e autorëve.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu