LAJM I FUNDIT/ Takimi me demokratët e Durrësit, reagon Lulzim Basha

0

Kryetari i Partisë Demokratike, Lulzim Basha ka reaguar mbrëmjen e sotme për takimin që zhvilloi këtë të shtunë me demokratët e Durrësit.

Në një postim në Facebook, ku ka shpërndarë foto nga ky takim, Basha shprehet se demokratët e Durrësit kanë zgjedhur të ardhmen për t’i dhënë fund tranzicionit.

Ndër të tjera, Lulzim Basha shkruan se PD është e vendosur për të hapur një kapitull të ri në kulturën politike.

POSTIMI

Demokratët e Durrësit kanë zgjedhur të ardhmen, kanë zgjedhur shpresën sepse vetëm kështu mund t’i shërbejmë Shqipërisë dhe shqiptarëve, duke i dhënë fund tranzicionit, korrupsionit endemik dhe kulturës përçarëse, që synon ta mbajë këtë vend, peng të një grushti të vogël njerëzish. Partia Demokratike është e fortë dhe e vendosur për të hapur një kapitull të ri në përfaqësimin dhe kulturën politike. Në aleancë me qytetarët, do të sjellim ndryshimin që për shumë gjatë është mohuar dhe një të ardhme më të mirë për të gjithë.



PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu