LAJM I FUNDIT/ Të shtëna me armë zjarri në Shkodër, dyshohet për një viktimë, tre të plagosur (EMRAT)

0

Të shtëna me armë zjarri janë regjistruar ditën e sotme në qytetin e Shkodrës, ku raportohet për një viktimë dhe tre të plagosur.

Bëhet e ditur se ngjarja ka ndodhur në afërsi të shkollës “Kole Idromeno” dhe viktima është shtetasi, Armando Pali.

Ndërkohë ende nuk dihen rrethanat e ngjarjes, por dyshohet se tre persona kanë mbetur të plagosur, mes tyre edhe një kamerier.
Nga të shtënat mësohet se është qëlluar me plumb Erogen Vaso, vëllai i të arresuarit Denis Brajoviç.