LAJM I FUNDIT/ U plagos me armë zjarri mbrëmjen e sotme, kush është Vincens Piroli i shpallur në kërkim ndërkombëtar për vrasje

0

ka mësuar detaje të reja nga plagosja me armë zjarri që ndodhi mbrëmjen e sotme në qytetin e Shkodrës, ku shënjestër e plumbave ka qenë 34-vjecari Vinces Piroli.

Vincens Piroli është një emër jo i pa njohur. 34 -vjeçari ishte shpallur në kërkim ndërkombëtar në tetor të 2021, pasi akuzohej për vrasje. Bashkë me Dorian Lalën kishin vekzekutuar për hakmarrje një shtetas nga Mali i Zi të identifikuar si, Momçillo Gjurishiç.

Ngjarja në atë kohë ndodhi në Ulqin në lokalin e Gjurishiç më 4 korrik të 2021, vrasje e cila u dyshua se lidhet me një vrasje në 2017. Ende nuk dihet se si Piroli ka qarkulluar i lirë dhe çfarë ka ndodhur me procesin ndaj tij.

Policia dyshon se ai ka fshehur ngjarjen e sotme, gjë e cila nëse provohet mund ti kthehet edhe në akuzë. Kushëriri i tij e ka dërguar drejt spitalit të Lezhës më pas Traumës, por në deklarimet paraprake kanë qenë kontradiktor në lidhje me vendin dhe rrethanat në të cilat ka ndodhur ngjarja.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu