Rebelët në Jemen kapin anijen me armatim të Emirateve të Bashkuara në Detin e Kuq (fotot)

0

Në pamjet e publikuara nga mediat e rebelëve jemenitë Huthi, tregoheshin mjete ushtarake që u sekuestruan në një anije me flamur të Emirateve të Bashkuara Arabe.

Ata thanë se mjeti i kapur në Detin e Kuq po kryente “veprime armiqësore”.

Emiratet e Bashkuara Arabe janë pjesë e koalicionit pro-qeverisë së Jemenit dhe drejtohet nga Arabia Saudite, i cili lufton rebelët e mbështetur nga Irani.

Në imazhet e publikuara shiheshin armatime dhe autoblinda ushtarake në bordin e anijes së quajtur Ruabe.

Koalicioni qeveritar e quajti sekuestrimin “akt piraterie” dhe kërcënoi të rrimarrë me forcë anijen.

Rebelët thanë se ekuipazhi i mjetit detar ishte nga disa kombe dhe paralajmëruan për pasoja nëse anija sulmohej.

Incidenti vjen pas disa javë luftimesh të ashpra dhe sulme të rënda ajrore të Arabisë Saudite në territoret rebele te Jemenit.

Këta të fundit kanë shtuar sulmet me raketa ndaj objektivave saudite ne Jemen, si dhe brenda territorit të fqinjit të fuqishëm.
Lufta e rëndë vazhdon prej tetë vjetësh në konfliktin që ka vrarë e zhvendosur miliona njerez, në një prej krizave humanitare më të rënda në botë.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu