LAJM I FUNDIT/ U shpall në kërkim ndërkombëtar, zbulohet lëvizja e Adriatik Llallës

0

Ish-kryeprokurori Adriatik Llalla ka kërkuar pezullimin e ekzekutimit të vendimit të Apelit të GJKKO-së, që e ka dënuar me dy vite burgim për fshehje pasurie.

Çështja është hedhur në short ditën e djeshme dhe pritet të shqyrtohet nga Gjykata e Posaçme, ku gjyqtar do të jetë Erjon Çela, dhe seanca do të mbahet në datën 114 Tetor.

Sipas avokatit të Llallës, burgosja e tij do të sillte pasoja për jetën e ish-kryeprokurorit, pasi ai vuan nga një sëmundje e pashërueshme.

Ish-kryeprokurori është shpallur në kërkim ndërkombëtar, pas kalimit të afatit 10 ditor, dhe pas mosdorëzimit të tij vullnetar në polici.

Llalla ishte larguar nga vendi dy javë përpara se Apeli i GJKKO-së të jepte dënimin e tij me dy vite burg, ndërkohë që Policia kreu kontrolle në banesën e tij, ku gjeti vetëm bashkëshorten dhe djalin e mitur.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu