Përleshen me 3 hajdutë/ Babë e bir përfundojnë me plagë thike në spital

0

Policia bën me dije se nga hetimet rezulton që ata te jenë konfliktuar me tre persona ende të paidentifikuar, të cilët dyshohet se kishin shkuar për të vjedhur pranë banesës së tyre.

Por, në afërsi të stanit, tre autorët e dyshuar që mendohet se kishin si qëllim grabitjen, janë diktuar nga babai dhe djali, të cilët kanë hasur në rezistencën e tyre, ku si pasojë dhe janë dëmtuar.

Por gjatë kontrollit dhe krehjes së zonës, policia ka konstuar 180 bimë narkotike, të cilat dyshohet se janë kultivuar nga babai dhe djali.

Atyre u është gjetur në shtëpi gjithashtu një automatik dhe një pushkë.

Vlorë/Informacion paraprak

Më datë 09.10.2021, rreth orës 04:55, në spitalin e Vlorës, kanë shkuar të dëmtuar, dyshohet me mjete prerëse, shtetasit F. D., 31 vjeç, dhe V. D., 60 vjeç, (babë e bir), të dy banues në fshatin Mavrovë, Selenicë, të cilët ndodhet nën kujdesin e mjekëve, jashtë rrezikut për jetën.

Nga veprimet e para hetimore, rezulton se janë konfliktuar me tre persona ende të paidentifikuar, të cilët dyshohet se kishin shkuar për të vjedhur, dhe në afërsi të stanit janë diktuar nga babai dhe djali, të cilët kanë hasur në rezistencën e tyre, ku si pasojë dhe janë dëmtuar.

Nga shërbimet policore gjatë kontrollit dhe krehjes së zonës, janë konstuar të kultivuara 180 bimë narkotike, të cilat janë asgjesuar me anë të djegies. Dyshohet se bimët narkotike janë kultivuar nga shtetasit F. D dhe V. D, të cilëve gjatë kontrollit të banesës ju janë gjetur dhe sekuestruar 2 armë zjarri (automatik dhe pushkë).

Grupi hetimor nën drejtimin e Prokurorisë vijon punën për sqarimin e rrethanave të ngjarjes, sigurimin e çdo prove që do ti shërbejnë zbardhjes së ngjarjes.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu