LAJM I FUNDIT/ Ulsi Manja çon në SPAK drejtoreshën e Agjensisë për Trajtimin e Pronave (Akuzat)

0

Ministri i Drejtësisë Ulsi Manja, në cilësinë e koordinatorit kombëtar kundër korrupsionit, do të dorëzojë në SPAK kallëzim penal për drejtoreshën e Agjensisë së Trajtimit të Pronave, Jonida Baçi.

Manja:

Ka dyshime për përfshirjen e zyrtarëve më të larta të Agjensisë për trajtimin e Pronave, pas një hetimi të gjatë zyrtarja më e lartë e Agjensisë së Pronave, rezulton e implikuar në korrupsion. Kam firmosur kallëzimin që do tia drejtoj SPAK-ut.

E gjithë njësia që unë drejtoj, do të jetë në dispozicion të prokurorisë së posaçme. Janë dy skema të dokumentuara nga ana jonë, përmes të cilave zyrtarët e trajtimit të pronave, janë përfshirë në skema tjetërsimi.

Konkretisht, ish-pronarët që disponojnë dokumentet e kompesimit fizik të pronës, nuk kanë mundur, dhe janë detyruar që ti shesin vendimet te sekserët, të cilët sapo i kanë blerë, menjëherë kanë aplikuar në agjensinë e Trajtimit të Pronave, dhe i kanë zhvilluar këto prona, duke i kaluar në pronësi të familjarëve të Agjensisë së Trajtimit të Pronave. 

Pasi i kanë marrë këto prona, kanë vijuar me transaksionet, duke i kaluar te të afërmit e zyrtarëvetë agjensisë. Skema tjetër ka të bëjë me abuzimet në rastet e kompesimit financiar të ish-pronarëve, pronat e të cilëve janë zënë nga ndërtime informale, të legalizuar.

Ligji e do që ish-pronarët të kompesohen, në rastin konkret ish-pronarët shpërblimin financiar do të duhet ta marrin nga Agjensia e Trajtimit të Pronave, në rend kronologjik, nga dokumentet që janë sjellë nga Kadastra. Ka ish-pronarë që presin nga 1-5 vjet, dhe nga anën tjetër ka ish-pronarë, që nga 1-17 ditë, kanë marrë kompesim në shifra marramendëse. Ka dyshime për abuzim dhe shpërdorim detyre.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu