Vrasja e efektivit brenda komisariatit/ Reagon Presidenti Meta: Ngushëllime familjes! Kjo ngjarje trondit rëndë besimin e publikut ndaj policisë

0

Presidenti i Republikës, Ilir Meta ka reaguar për lajmin e vrasjes së policit nga kolegu i tij, mbrëmjen e djeshme në Komisariatin nr.3 në Tiranë.

Gjatë një postimi në rrjetet sociale, Meta ka shprehur ngushëllimet për familjen e Çaush Saliasi, po ashtu apeloi për analizë dhe reflektim të thellë të strukturave përkatëse të Policisë së Shtetit.

Reagimi nga Presidenti Ilir Meta:

“Duke shprehur ngushëllimet më të sinqerta për familjen e oficerit të ndjerë të policisë Çaush Saliasi, që humbi jetën mbrëmë vonë, i qëlluar me armë zjarri nga një koleg i tij në ambientet e Komisariatit të Policisë nr.3 në Tiranë, apeloj me forcë për një analizë dhe reflektim të thellë nga strukturat përkatëse të Policisë së Shtetit për parandalimin e ngjarjeve të tilla, që tronditin rëndë besimin e publikut te ky institucion.”

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu