LAJM I FUNDIT/ Vritet me armë zjarri një person

0

SHKODËR– Një person ka mbetur i vrarë me armë zjarri. Mësohet se ngjarja ka ndodhur mbrëmjen e sotme në fshatin Grudë të Shkodrës. Policia është nisur drejt vendit të ngjarjes.

Mësohet se ngjarja ka ndodhur pak minuta më parë ku viktimë ka mbetur shtetasi Prek Tonaj.

Nga informacionet paraprake bëhet me dije se Tonaj është punonjës i ujësjellës kanalizimeve.

Ende nuk dihen rrethanat dhe shkaqet e krimit.

Policia dhe një grup hetimor ka shkuar në vendin e ngjarjes.