LAJM I FUNDIT/ Vritet me armë zjarri oficeri i policisë gjyqësore (EMRI)

0

Vritet me armë zjarri oficeri i policisë gjyqësore në Lezhë.

Mësohet se efektivi i policisë Saimir Hoxha është gjetur i vrarë në një kanal, ndërkohë që nuk dihet nëse ngjarja ka të bëjë apo jo me detyrën e tij.

Forca të shumta policie kanë rrethuar zonën ku ka ndodhur vrasja, ndërsa burime jozyrtare bëjnë me dije se mbi të kanë qëlluar kultivues të bimëvë narkotike.

Hoxha, 44 vjeç ka qenë pjesë e një grupi kontrolli të policisë, për parcela të dyshuara me lëndë narkotike, në momentin që është qëlluar me armë zjarri.

Derimë tani policia nuk ka asnjë të dhënë në lidhje me këtë ngjarje tronditëse, që vë në alarm rendin dhe sigurinë në vend, ku trafikantët e drogës, tashmë kanë qëlluar mbi vetë punonjësit e rendit.

 


PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu