LAJM I FUNDIT/ Zgjidhet President i Komitetit Olimpik Kombëtar Fidel Ylli

0

Fidel Ylli është zgjedhur ditën e sotme President i Komitetit Olimpik Kombëtar Shqiptar me 40 vota në favorin e tij.

Fidel Ylli u zgjodh president i KOKSH me 40 vota, ndërkohë Vojo Malo mori 12 vota, Martin Biba 4 vota, 1 votë doli e pavlefshme.

Menjëherë pas zgjedhjes në detyrën e re, Fidel Ylli ka folur për mediat duke deklaruar se prioritet i tij do të jetë sporti elitar dhe olimpizmi. Ai gjithashtu i vuri theksin ngritjes së një grupi pune për lojërat olimpike në Tokio.

“Prioritet do të kem sportin elitar dhe olimpizmin. Do të ngremë një grup pune për lojërat olimpike në Tokio. Të kemi mundësi të hapim komitetet olimpike rajonale. Këto palestra që ka Tirana të lëvizin në aktivitete të ndryshme. Duam që sportin ta kemi si cilësi jete që të largojmë të rinjtë nga droga”, tha Ylli menjëherë pasi u zgjodh kreu i KOKSH.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu