Punimet për ujësjellësin e ri cënojnë identitetin e qytetit të gurtë

0

Në lagjet e sipërme të Gjirokastrës vështirë të gjesh një rrugë të çuar deri në fund nga Bashkia e këtij qyteti.

Punimet për ujësjellësin e ri kanë nisur prej muajsh por ende nuk kanë përfunduar duke sjellë probleme në lëvizjen e banorëve.

Kanalet hapur thuajse në çdo rrugë paraqesin rrezik për të moshuarit e fëmijët.

Po kaq shqetësuese është edhe dëmtimi i kalldrëmeve karakteristike të këtij qyteti.

Ashtu siç edhe këto pamje tregojnë në kalldrëme është punuar pa kujdes duke iu cënuar identitetin e mbartur ndër vite.

Gjirokastra është një ndër destinacionet turistike gjatë stinës së verës, por edhe pse shumë pranë nisjes së sezonit qyteti duket se nuk është gati të mirëpres vizitorë.