Një vatër e madhe zjarri ka shpërthyer në kryqëzimin e Shënkollit në Lezhë.
Në ndihmuara edhe nga era e fortë, flakët janë përhapur këtë mbrëmje përgjatë autostradës duke djegur pemë e shkurre.
Për shkak të zjarrit është rënduar edhe trafiku përgjatë autostradës Lezhë-Milot.
Banorët e zonës kanë kërkuar ndërhyrjen e zjarrfikëseve për të vënë nën kontroll situatën.