Lajm i mirë për fansat e Prince! Së shpejti do të dalë albumi me këngë të pa publikuara

0

Pothuajse pesë vjet pas vdekjes së Prince, muzika e pa publikuar e tij do të dalë në treg më 30 korrik. Një pjesë e vogël e thesarit që ndodhet në kasafortën e “Paisley Park”, studioja komplekse e gjeniut nga Minneapolis, do të jetë pjesë e albumit “Welcome 2 America” me dymbëdhjetë këngë të papublikuara, të regjistruara në 2010.

Sipas trashëgimtarëve të këngëtarit, “Welcome 2 America” është një dëshmi e shqetësimeve, shpresave dhe vizionit të tij për një shoqëri në ndryshim dhe paralajmëron një epokë të ndarjes politike, dezinformimit dhe një beteje të zgjatur për drejtësinë racore. Konkluzioni i Prince është se Amerika është një vend i lirë dhe një shtëpi e skllevërve.

Sipas burimeve pranë artistit, kasaforta përmban mijëra këngë të pa publikuara, të mjaftueshme për një album në vit për njëqind vjet. Duket gjithashtu se 70% e muzikës së tij nuk është publikuar kurrë dhe prodhimet e tij më të mira mbeten ende të kyçura. Prince vdiq më 21 prill 2016 nga një mbidozë e barnave.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu