Lajme kronike nga bashkitë e qarkut të Elbasanit

0

Drejtoria Vendore e Policisë Elbasan

Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Elbasan, në bashkëpunim me specialistët e qarkullimit rrugor, arrestuan shtetasin M. R.(S.), 26 vjeç, pasi është konfliktuar me një 57-vjeçar, për motive të dobëta, dhe gjatë kontrollit në automjetin e tij, që u kap duke e drejtuar në gjendje të dehur, u gjet një armë sportive pa leje, e cila u sekuestrua në cilësinë e provës materiale.
Gjithashtu, u referuan materialet në Prokurori, ku nisi procedimi penal për shtetasin M. S., 22 vjeç, pasi është përfshirë në konfliktin me 57-vjeçarin.

Specialistët e Sektorit të Qarkullimit Rrugor
-arrestuan në flagrancë shtetasin J. U., 48 vjeç, pasi në aksin rrugor “Librazhd-Elbasan”, automjeti që drejtonte në gjendje të dehur është përplasur me automjetin me drejtues shtetasin K. L., 63 vjeç, me pasojë vetëm dëme materiale.
-referuan materialet në Prokurori, ku nisi procedimi penal për shtetasit K. Z., 46 vjeç, dhe O. H., 19 vjeç, pasi në aksin rrugor “Cërrik–Elbasan”, automjeti që drejtonte shtetasi K. Z. u përplas me motomjetin që drejtohej nga shtetasi O. H., i cili ishte pa leje drejtimi. Si pasojë e aksidentit u dëmtuan shtetasi O. H. dhe pasagjeri në motomjetin e tij, të cilët janë jashtë rrezikut për jetën.

Specialistët për Hetimin e Narkotikëve referuan materialet në Prokurori, ku nisi procedimi penal për shtetasit:
-H. I., 32 vjeç, pasi gjatë kontrollit fizik iu gjet një sasi lënde e dyshuar narkotike Kokainë;
-E. H., 24 vjeç, pasi gjatë kontrollit fizik iu gjet një sasi lënde e dyshuar narkotike Cannabis Sativa.

Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Peqin referuan materialet në Prokurori, ku nisi procedimi penal për shtetasit:
-G. B., 54 vjeç, për veprën penale “Ndërtimi i paligjshëm”;
-S. Sh., 35 vjeç, pasi dyshohet se ka goditur dhe kanosur një 51-vjeçare, për motive të dobëta.

Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Cërrik referuan materialet në Prokurori, ku nisi procedimi penal për shtetasen V. K., 52 vjeçe, pasi, në fshatin Marinës, Belsh, ka dëmtuar pjesërisht me zjarr, gardhin në tokën në përdorim nga vëllai i saj.

Materialet procedurale iu referuan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Elbasan, për veprime të mëtejshme.

Më datë 26.04.2026:
-në lagjen “Dushk”, Belsh, dyshohet se për shkak të rrjedhjes së gazit nga bombola e gatimit, ka rënë zjarr në banesën e shtetases Z. M., 78 vjeçe. Si pasojë e zjarrit janë shkaktuar vetëm dëme materiale;
-në lagjen “Sporti”, Gramsh, dyshohet se për shkak të një shkëndije elektrike, ka rënë zjarr në një objekt (punishte artizanale) në pronësi të shtetasit N. C., 68 vjeç. Si pasojë e zjarrit janë shkaktuar vetëm dëme materiale.
Për këto dy raste aksidentale, materialet procedurale iu referuan Prokurorisë, për vlerësim.