Lajme kronike nga qarku i Elbasanit

0

Drejtoria Vendore e Policisë Elbasan

•Specialistët e Qarkullimit Rrugor arrestuan në flagrancë shtetasit:

-L. B., 38 vjeç, pasi u kap duke drejtuar automjetin në gjendje të dehur;

-Z. B., 64 vjeç, pasi u kap duke drejtuar motomjetin pa leje drejtimi;

-Z. S., 33 vjeç, pasi mbrëmjen e djeshme, në aksin rrugor “Prrenjas-Librazhd”, dyshohet se për shkak të humbjes së kontrollit mbi drejtimin e automjetit, automjeti që ai drejtonte është përplasur me kamionin me drejtues shtetasin B. A., 35 vjeç. Si pasojë e aksidentit janë dëmtuar drejtuesi i automjetit shtetasi Z. S., i cili është në kujdesin e mjekëve dhe pasagjerja që udhëtonte me të, e cila për pasojë ka humbur jetën.

•Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Librazhd ndaluan shtetasin në kërkim B. Gj., 40 vjeç, pasi Prokuroria pranë Gjykatës së Shkallës së Parë e Juridiksionit të Përgjithshëm Elbasan ka urdhëruar ndalimin e tij, për veprën penale “Kundërshtimi i punonjësit të policisë së rendit publik”.

•Specialistët për Hetimin e Narkotikëve referuan materialet në Prokurori ku nisi procedimi penal për shtetasin F. R., 24 vjeç dhe një 15-vjeçar, pasi gjatë kontrollit në banesë 24-vjeçarit iu gjet një sasi e vogël lënde e dyshuar narkotike cannabis sativa dhe gjatë kontrollit fizik 15-vjeçarit iu gjet një sasi e vogël lënde e dyshuar narkotike cannabis sativa. Lënda narkotike u sekuestrua në cilësinë e provës materiale.

Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Elbasan, për veprime të mëtejshme.