Drejtoria Vendore e Policisë Elbasan
•Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Cërrik ndaluan shtetasin T. J., 37 vjeç, të dënuar nga Gjykata e Elbasanit, me 14 ditë burgim, për veprën penale “Shkatërrimi i pronës”.
•Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Elbasan referuan materialet në Prokurori, ku nisi procedimi penal për shtetasin N. M., pasi ka kundërshtuar punonjësit e Policisë, për të lëvizur automjetin, të cilin e kishte parkuar në kundërshtim me rregullat.
•Ditën e djeshme, shtetasja V. D. ka kallëzuar te Seksioni për Hetimin e Krimeve Kibernetike, se i kanë vjedhur llogarinë në rrjetin social “Instagram”. Punohet për identifikimin dhe nxjerrjen përpara përgjegjësisë penale, të autorit/ëve të rastit.
Materialet procedurale iu referuan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Elbasan, për veprime të mëtejshme.