Drejtoria Vendore e Policisë Elbasan
Specialistët e Qarkullimit Rrugor arrestuan në flagrancë shtetasin M. Zh., 49 vjeç, pasi u kap duke drejtuar automjetin në gjendje të dehur. Gjithashtu, gjatë shoqërimit, ai ka kundërshtuar me forcë punonjësit e Policisë.
Po këta specialistë referuan materialet në Prokurori, ku nisi procedimi penal për shtetasin D. H., 32 vjeç, pasi në aksin rrugor “Elbasan–Peqin”, automjeti që drejtonte u përplas me automjetin me drejtues shtetasin E. T., 45 vjeç. Si pasojë janë dëmtuar dy pasagjere në automjetin me drejtues shtetasin E. T., të cilat janë jashtë rrezikut për jetën.
Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Elbasan referuan materialet në Prokurori, ku nisi procedimi penal për shtetasit M. S., 18 vjeç, R. Xh., 19 vjeç, dhe R. Xh., 18 vjeç, pasi dyshohet se kanë goditur me grushte një 15-vjeçar, për motive të dobëta.
Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Gramsh referuan materialet në Prokurori, ku nisi procedimi penal për shtetasin Rr. D., 58 vjeç, pasi dyshohet se ka goditur me send të fortë në krahë shtetasin A. K., 18 vjeç, për motive të dobëta.
Elbasan/Ka kallëzuar shtetasi D. Gj., 52 vjeç, se më datë 31.12.2025 është larguar nga banesa vjehrri i tij, shtetasi A. A., 82 vjeç, i cili vuan nga demenca. Po punohet për gjetjen e tij.
Materialet procedurale iu referuan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Elbasan, për veprime të mëtejshme.
—
Elbasan / Informacion paraprak
Në autostradën “Tiranë–Elbasan”, dyshohet se për shkak të një defekti teknik ka rënë zjarr në automjetin që drejtohej nga shtetasi A. P.. Si pasojë janë shkaktuar dëme materiale.
Grupi hetimor vijon punën për dokumentimin me prova ligjore të rastit





