Lajme kronike nga qarku i Elbasanit

0

Drejtoria Vendore e Policisë Elbasan

Specialistët për Hetimin e Narkotikëve ekzekutuan masën e sigurisë “Arrest në burg”, për shtetasin në kërkim S. T., 33 vjeç, banues në Elbasan, të caktuar nga Gjykata e Shkallës së Parë e Juridiksionit të Përgjithshëm Elbasan, për veprën penale “Prodhimi dhe shitja e narkotikëve”.

Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Cërrik arrestuan në flagrancë shtetasin N. Xh., 56 vjeç, pasi ka ushtruar dhunë fizike ndaj kushëririt të tij, shtetasit F. Xh., 59 vjeç.
Gjithashtu, referuan materialet në Prokurori, ku nisi procedimi penal për shtetasin K. R., 24 vjeç, pasi ka goditur me grushte shtetasin L.Ç., 22 vjeç, për motive të dobëta.

Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Gramsh referuan materialet në Prokurori, ku nisi procedimi penal për shtetasin Dh. B., 64 vjeç, pasi dyshohet se ka dëmtuar xhamat e automjetit të shtetasit B. B., 53 vjeç, për motive të dobëta.

Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Peqin referuan materialet në Prokurori, ku nisi procedimi penal për shtetasin E. Ll., 22 vjeç (me probleme të shëndetit mendor), pasi dyshohet se ka përndjekur një 17-vjeçare.

Materialet procedurale iu referuan Prokurorisë pranë Gjykata e Shkallës së Parë e Juridiksionit të Përgjithshëm Elbasan, për veprime të mëtejshme.