Lajme kronike nga qarku i Elbasanit

0

Drejtoria Vendore e Policisë Elbasan

Specialistët për Hetimin e Krimeve Kundër Personit referuan materialet në Prokurori, ku nisi procedimi penal për shtetasin Gj. M., 36 vjeç, pasi gjatë kontrollit në banesën e tij, u gjet një pushkë e vjetër me municion, që posedohej pa leje. Arma u sekuestrua me cilësinë e provës materiale.

Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Librazhd referuan materialet në Prokurori, ku nisi procedimi penal për shtetasin B. H., 54 vjeç, pasi dyshohet se për motive të dobëta, ka goditur me grushte, 2 shtetas.

Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Gramsh referuan materialet në Prokurori, ku nisi procedimi në gjendje të lirë për shtetasit:
-B. K., H. K. dhe A. K., për veprën penale “Pushtimi i tokës”;
-V. K., 55 vjeç, pasi dyshohet se për motive të dobëta, ka kanosur një shtetas 84 vjeç.

Më datë 07.04.2026, kallëzoi shtetasi A. B., se më datë 06.04.2026, ishte larguar nga banesa, bashkëshortja e tij, shtetasja D. B., 32 vjeçe. Punohet për gjetjen e kësaj shtetaseje.

Materialet procedurale iu referuan Prokurorisë së Elbasanit, për veprime të mëtejshme.