Elbasan, 18 qershor 2025- Policia e qarkut Elbasan ka kryer disa arrestime, ka referuar materiale në prokurori për ngjarje të ndryshme penale dhe ka hetuar një rast të rëndë të dyshuar si vetëvrasje.
– Në Cërrik, specialistët për hetimin e krimeve arrestuan në flagrancë shtetasin D. K., 61 vjeç, pasi ka ushtruar dhunë ndaj motrës së tij.
– Në Elbasan, specialistët e qarkullimit rrugor arrestuan në flagrancë shtetasin V. N., 41 vjeç, i cili u kap duke drejtuar automjetin në gjendje të dehur.
– Në Gramsh, nisi procedimi penal për shtetasin D. M., 48 vjeç, pasi dogji barishte në një zonë të hapur, çka solli përhapjen e flakëve dhe djegien e një sipërfaqe toke.
– Në Librazhd, u shpall në kërkim Y. B., 33 vjeç, i dyshuar për vjedhjen e një kamere sigurie nga një subjekt privat. Policia vijon punën për kapjen e tij.
– Po në Gramsh, u referuan materialet për një rast të ndodhur në kanionet e Skraparit, ku shtetasi gjerman P. P., 33 vjeç, u rrëzua aksidentalisht dhe u dërgua në spital me dëmtime të lehta.
– Në Elbasan, në lagjen “Emin Matraxhiu”, dyshohet se pas ndezjes së qirinjve në një vend të shenjtë në zonën e Krastës, është djegur aksidentalisht një sipërfaqe toke pyjore. Materialet u referuan në prokurori për vlerësim.
– Më datë 17.06.2025, është gjetur i pajetë në kasollen e bagëtive shtetasi B. M., 60 vjeç, për të cilin dyshohet se është vetëvarur. Sipas burimeve, ai vuante nga probleme të shëndetit mendor. Grupi hetimor po punon për sqarimin e plotë të rrethanave.
Të gjitha materialet procedurale janë referuar Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Elbasan, për veprime të mëtejshme ligjore.