Drejtoria Vendore e Policisë Elbasan
Specialistët e Qarkullimit Rrugor arrestuan në flagrancë shtetasit M. P., 37 vjeç, E. Sh., 39 vjeç dhe E. K., 38 vjeç, pasi u kapën duke drejtuar automjetet përkatëse, në gjendje të dehur.
Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Cërrik arrestuan në flagrancë shtetasin A. M., 60 vjeç, pasi ka ushtruar dhunë psikologjike ndaj bashkëshortes së vëllait të tij dhe kur është shoqëruar në ambientet e Komisariatit, ka ushtruar dhunë fizike ndaj motrës së tij.
Gjithashtu, këta specialistë referuan materialet në Prokurori ku nisi procedimi penal për shtetasin E. P., 43 vjeç, pasi ka goditur me grushte shtetasin E. H., 35 vjeç, për motive të dobëta.
Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Librazhd referuan materialet në Prokurori ku nisi procedimi penal për shtetasit:
-A. Gj., 37 vjeç, sepse pas përfundimit të ndeshjes së futbollit “Sopoti-Besëlidhja”, ka prishur qetësinë publike duke fyer tifozët dhe nuk i është bindur urdhrit të punonjësve të Policisë;
-E. B. 21 vjeç, pasi ka kanosur me fjalë shtetasin B. B., 25 vjeç, për motive të dobëta.
Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Elbasan referuan materialet në Prokurori ku nisi procedimi penal për shtetasin R. L., 34 vjeç, për veprën penale “Mbajtja pa të drejtë e uniformës”, pasi u konstatua duke qarkulluar me automjet, me fenelina si ato të Policisë.
Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Gramsh referuan materialet në Prokurori ku nisi procedimi penal për një 14-vjeçar, pasi ka vjedhur një shumë parash në lokalin e një shtetaseje, në lagjen “Holta”.
Materialet procedurale iu referuan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Elbasan, për veprime të mëtejshme.





