Specialistët e Sektorit të Qarkullimit Rrugor:
-arrestuan në flagrancë shtetasin M. H., 40 vjeç, pasi u kap duke drejtuar automjetin, në gjendje të dehur;
-referuan materialet në Prokurori ku nisi procedimi penal për shtetasit:
-B. O., 22 vjeç, pasi në lagjen “Skënderbej”, automjeti që ai drejtonte është përplasur me automjetin me drejtues shtetasin F. Gj., 43 vjeç. Si pasojë është dëmtuar shtetasi F. Gj., i cili është jashtë rrezikut për jetën;
-një 17-vjeçar, pasi në rrugën rurale “Belsh-Shkëndi”, duke drejtuar motomjetin, pa leje drejtimi, ka humbur kontrollin dhe është rrëzuar. Për pasojë janë dëmtuar lehtë 17-vjeçari dhe pasagjeri në motomjet.
Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Peqin referuan materialet në Prokurori ku nisi procedimi penal për shtetasin F. H., 52 vjeç, pasi u kap duke kryer punime ndërtimi, pa leje.
Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Gramsh referuan materialet në Prokurori ku nisi procedimi penal për shtetasit Rr. R., 41 vjeç dhe një 17-vjeçar, për veprën penale “Kanosja”, pasi 17-vjeçari dyshohet se ka kanosur nëpërmjet celularit, një bashkëmoshatar (djalin e shtetasit Rr. R), për motive të dobëta, ndërsa shtetasi Rr. R. ka kanosur nëpërmjet celularit, 17-vjeçarin (i proceduari).
Materialet procedurale iu referuan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Elbasan, për veprime të mëtejshme.