1 Aksident në aksin Gostimë–Cërrik, arrestohet 21-vjeçari
Elbasan – Një aksident rrugor ka ndodhur në aksin “Gostimë–Cërrik”, ku një 21-vjeçar, P. Xh., është arrestuar në flagrancë nga specialistët e qarkullimit rrugor, pasi përplasi një këmbësore me motomjetin që drejtonte pa leje drejtimi. E aksidentuara është shtetasja A. T., 71 vjeçe. Të dy të dëmtuarit ndodhen nën kujdesin e mjekëve në spital, jashtë rrezikut për jetën. Policia ka nisur hetimet për shkelje të rregullave të qarkullimit rrugor dhe drejtim automjeti pa leje.
2. Dhunë për motive të dobëta në Elbasan, procedohet penalisht 64-vjeçari
Elbasan – Një 64-vjeçar, shtetasi T. Z., është proceduar penalisht nga Specialistët për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Elbasan, pasi dyshohet se ka goditur me sende të forta një 61-vjeçar, për motive të dobëta. Materialet janë referuar në Prokurori dhe vijon hetimi për verifikimin e plotë të rrethanave.
3. Dy zjarre në Cërrik dhe Dragostunjë, dyshohet shkëndijë elektrike
Cërrik / Dragostunjë – Gjatë ditës së djeshme, dyshohet se si pasojë e shkëndijave elektrike kanë rënë zjarre në dy zona të qarkut Elbasan. Zjarri i parë përfshiu një kabinë të energjisë elektrike në lagjen nr. 3 të Cërrikut, ndërsa i dyti ra në një kasolle në pronësi të shtetasit B. Q., në fshatin Dragostunjë. Të dy ngjarjet shkaktuan dëme materiale dhe djegie të sipërfaqeve toke. Grupi hetimor po punon për përcaktimin e shkaqeve dhe përgjegjësive përkatëse.





