Lajme nga kronika në qarkun e Elbasanit

0

Drejtoria Vendore e Policisë Elbasan

Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Elbasan referuan materialet në Prokurori, ku nisi procedimi penal për shtetasin A. B., 30 vjeç, pasi iu gjet një shkop bejsbolli në automjet.

Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Librazhd:
-referuan materialet në Prokurori, ku nisi procedimi penal për shtetasin K. Q., për veprën penale “Ndërtimi i paligjshëm”;
-shpallën në kërkim shtetasin O. B., 28 vjeç, pasi dyshohet se për motive të dobëta, ka goditur me sende të forta, një 33-vjeçar. Punohet për kapjen e shtetasit O. B..

Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Gramsh identifikuan dhe shpallën në kërkim shtetasin R. M., 23 vjeç, pasi dyshohet se ka ndezur zjarr në fshatin Mukaj, dhe si pasojë e përhapjes së flakëve është djegur një stan në pronësi të shtetasit A. S., dhe një sipërfaqe e konsiderueshme pyjore. Shërbimet zjarrfikëse dhe ato të Policisë po punojnë për shuarjen e flakëve.
Punohet për kapjen e shtetasit R. M..

Në fshatin Hotolisht, dyshohet se si pasojë e një shkëndije elektrike në kabllot që furnizojnë fshatin, është djegur një sipërfaqe toke në pronësi të shtetasit S. K.. Punohet për dokumentimin e rrethanave të rastit.

Materialet procedurale iu referuan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Elbasan, për veprime të mëtejshme.