Elbasan – 15 Gusht 2025
Policia ndalon 53-vjeçarin e shpallur në kërkim nga Gjykata
Specialistët për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Elbasan ndaluan shtetasin Sh. P., 53 vjeç, i shpallur në kërkim, pasi Gjykata e Elbasanit e kishte dënuar me 20 ditë burg për veprën penale “Veprime në kundërshtim me vendimin e Gjykatës”.
Dy persona procedohen penalisht për posedim kokaine
Specialistët për Hetimin e Narkotikëve të DVP Elbasan kanë referuar materialet në Prokurori, ku nisi procedimi penal ndaj shtetasve S. M., 33 vjeç dhe R. T., 30 vjeç. Gjatë kontrolleve fizike ndaj tyre, u gjetën sasi të vogla lënde narkotike e dyshuar kokainë.
29-vjeçari procedohet penalisht për dhunë ndaj të riut
Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Librazhd kanë referuar materialet në Prokurori për shtetasin D. B., 29 vjeç. Ky shtetas dyshohet se për motive të dobëta ka goditur me grushte një 19-vjeçar.
Dy shtetas nën hetim për kanosje në Gramsh
Policia e Gramshit ka referuar në Prokurori procedimin penal ndaj shtetasve O. J., 33 vjeç dhe Y. D., 64 vjeç. Ata dyshohet se për motive të dobëta kanë kanosur përkatësisht një 17-vjeçar dhe një 25-vjeçar.





