Një grua është gjetur e vdekur në Vlorë pasditen e sotme. Sipas informacioneve gruaja rreth 60 vjeçe është gjetur pa shenja jete në një barakë.
Ajo nuk është identifikuar ende dhe nuk dihen rrethanat e vdekjes.
Në vendngjarje ndodhet grupi hetimor dhe po punon për sqarimin e rrethanave të ngjarjes dhe identifikimin e kësaj shtetaseje.
Njoftimi:
Vlorë/Informacion paraprak
Më datë 05.04.2022, rreth orës 16:50, në lagjen “1 Maji”, Vlorë, në një barakë, është konstatuar pa shenja jete, një shtetase rreth 60 vjeçe, e seksit femër e pa identifikuar.
Në vendngjarje ndodhet grupi hetimor dhe po punon për sqarimin e rrethanave të ngjarjes dhe identifikimin e kësaj shtetaseje.