Perplasje me armë në burgun e Peqinit vritet një gardian
Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në burgun e Peqinit.
Sokol mjacaj ka qëlluar drejt një punonjësi policie me armë.
Më pas me armë ka mbajtur peng punonjësit e kuzhinës.
Kujtojmë se Ministri i Drejtësisë, Uli Manja firmosi për të vendosur në regjimin e posaçëm, i njohur si 41 bis, të dënuarin Sokol Mjacaj, i cili vuan dënimin me burgim të përjetshëm në burgun e sigurisë së lartë IEVP “Peqin”.
Sokol Mjaçaj është dënuar nga gjykata si autor i vrasjes së dy turistëve çekë, Michael Svatos 27 vjeç dhe Anna Kosinova 36 vjeçe me qëllim grabitjen e mjetit të tyre fuoristradë. Ngjarje kjo e ndodhur në korrik të vitit 2015, në zonën e Dukagjinit, në Shkodër.