Lajmi Fundit/ Plagosje me armë zjarri (VIDEO)

0

Një plagosje është regjistruar mbrëmjen e sotme në Shkodër.

Ngjarja ndodhi në lagjen Rus. Gazetarja Emi Kalaja raporton për InfowebTv se një person ndodhet në gjendje të rëndë.

Deri më tani nuk dihen rrethanat e ngjarjes, si dhe me çfarë është plagosur personi. Pritet të tjera detaje të zbardhen në vijim.

Shkodër/Informacion paraprak

Rreth orës 18:30, në lagjen Dobraç në Shkoder, në rrethana ende të pa qarta është plagosur me armë zjarrin shtetasi A.B, 38 vjeç banues në lagjen Dobraç, i cili po udhëtonte me mjetin e tij tip Benz.

38 vjeçari është dërguar menjëherë në Spitalin Rajonal Shkoder i cili ndodhet nën kujdesin e mjekëve.

Shërbimet e Policisë kanë rrethuar zonën dhe vijon krehja për kapjen e autorit/ëve.

Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe vijon punën për sqarimin e plotë të rrethanave të ngjarjes, fiksimin e çdo prove të mundshme me qëllim identifikimin e autorëve.


PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu