Trupat ruse që pushtuan Ukrainën nga Bjellorusia kanë hyrë në zonën e Çernobilit, njoftoi Garda Kombëtare e Ukrainës.
Garda, e cila mbikëqyr objektin e depozitimit të mbetjeve të rrezikshme radioaktive, tha se forcat e saj ende po rezistojnë”.
Ajo ka shpjeguar se “nëse sulmet e artilerisë ruse shkatërrojnë objektin e magazinimit të mbetjeve bërthamore, pluhuri radioaktiv mund të mbulojë territoret e Ukrainës, Bjellorusisë, Bashkimit Evropian dhe vendeve të tjera jashtë Unionit.
Katastrofa e Çernobilit ishte një aksident bërthamor që ndodhi më 26 prill 1986 në reaktorin nr 4 pranë qytetit Pripyat në veri të Ukrainës.
Ajo konsiderohet katastrofa nukleare më shkatërruese në histori. Pasojat e saj edhe sot janë të ndjeshme.