Një aksident i rëndë është regjistruar në aksin Librazhd-Elbasan, në vendin e njohur si “Kthesat e Murrashit”.
Një kamion i tonazhit të rëndë është përfshirë në një aksident masiv, ku të paktën shtatë autovetura janë përplasur me njëra-tjetrën dhe për pasojë është bllokuar qarkullimi.
Raporrtohet për disa të lënduar.
Në vendngjarje policia dhe zjarrfikëset.
Po punohet për zbardhjen e rrethanave të aksidentit.