Aksident në aksin Cërrik-Belësh. Një automjet ka marrë përpara tufën me bagëti duke shkaktuar vrasjen e disa krerë me dele.
Ngjarja ndodhi në afërsi të fshatit Shalës.
Një automjet tip fuoristradë, u përplas me tufën me dele duke shkaktuar ngordhjen e menjëhershme të disa prej tyre. Të zotët e kopesë e përjetuan mjaft aksidentin e bagëtive duke u përlotur për rastin.
Aksidenti shkaktoi radhë të automjeteve.
Në vendin e ngjarjes shkoi policia e cila kreu veprimet proceduriale.