Lajmi i fundit/ Mbërrijnë në Rinas me avion të posaçëm shqiptarët që kapi lufta në Izrael

0

Kanë mbërritur me një avion të posaçëm në Shqipëri shqiptarët që kapi konflikti luftarak në Izrael.

Në një njoftim të saj Ministria për Evropën dhe Punët e Jashtme këshilloi shqytetarët të mos udhëtojnë drejt Izraelit, vendit që ka hyrë në luftë dhe po sulmohet vazhdimisht prej më shumë se 24 orësh nga militantët e Hamasit.

Gjithashtu Ministria për Evropën dhe Punët e Jashtme ka qenë në kontakt me të gjithë shtetasit shqiptarë që jetojnë në Izrael.

Aeroporti ndërkombëtar Ben Gurion (https://www.iaa.gov.il/en/) është i hapur.

Mjaft qytetarë kontaktuan përmes numërit +972 54-904-2813 dhe në adresën e emailit: [email protected] për tu grumbulluar dhe larguar nga vatra e loftës.

Situata në Izrael mbetet mjaft e tensionuar pasi Hamasi dhe ushtria izraelite kanë ndërmarrë luftime të ashpra mes tyre duke shkaktuar qindfra viktima e mijëra të plagosur.

Ambasadorja e Shqipërisë në Izrael, Meri Kumbe ishte e pranishme në aeroportin “Ben Gurion” nga ku drejtoi një mesazh për gjithë qytetarët shqiptarë që jetojnë atje.

Ndërsa tha se janë në kontakt të vazhdueshëm ajo apeloi se secili që ka nevojë për ndihmë të kontaktojë me format e kontaktit të vëna në dispozicion.

“Prej 48 orësh së bashku me ministrin e Punëve të Jashtme, zotin Igli Hasani, me stafin e ministrisë së Punëve të Jashtme dhe së bashku me stafin e ambasadës shqiptare në Izrael kemi qenë në kontakt të vazhdueshëm me të gjithë shtetasit shqiptarë të ndodhur në Izrael. Me porosi të ministrit kemi qëndruar pranë tyre për të asistuar në të gjitha nevojat e tyre përgjatë qëndrimit ose largimit të tyre në Shqipëri. Gjithashtu jemi në kontakt e ju kemi qëndruar pranë dhe shtetasve nga Kosova, Mali i Zi e Maqedonia e Veriut. Në emër të qeverisë shqiptare ju garantoj që të gjithë shtetasit shqiptarë që ndodhen aktualisht në Izrael, jetojnë dhe punojnë atje, janë prioriteti ynë në këto momente dhe janë të lutur të kontaktojnë me ne për çdo nevojë që ata kanë në qëndrimin apo largimin e tyre nga Izraeli. Në bashkëpunim edhe me strukturat izraelite kemi bërë të mundur largimin e tyre që nga dita e djeshme, një proces ky në vazhdim sipas kërkesave dhe nevojave të secilit qytetar,” – u  shpreh Kumbe.


PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu