Plagosje me armë zjarri

0

Një plagosje me armë zjarri ka ndodhur mesditën e sotme në zonën e quajtur Bishti i Kalldrëmit në Vlorë. Burime bëjnë me dije se ngjarja ka ndodhur në lagjen Hajro Çakerri ku një person ende i paidentifikuar ka qëlluar me kallashnikov në drejtim të një automjeti BMW X5 me targa AB 797 CS duke lënë të plagosur një person.

Nga pamjet e siguruara në vendin e ngjarjes, duket se kemi të bëjmë me një atentat, pasi automjeti që ka qenë shënjestër e plumbave është qëlluar disa herë në pjesën e përparme të tij.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu