Ngjarjet e fundit kanë tronditur qytetin e Elbasanit.
Një person është shoqëruar këtë të hënë gjatë aksionit të zhvilluar nga RENEA në Elbasan.
Burime bëjnë me dije se i shoqëruari dyshohet se është përfshirë në ngjarjet e fundit në këtë qytet.
Sipas informacioneve mësohet se i shoqëruari është shtetasi me iniciale F.M. rreth 35-40 vjecc nga Peqini, pronar i një pike që shiste automjete.
Ndër të tjera mësohet se operacioni është zhvilluar këtë mesditë në zonën e Peqinit. Ndërkohë drejt Elbasanit Mësohet se është nisur Drejtori i Përgjithshëm i Policisë së Shtetit Ardi Veliu.
Lidhur me vrasjen e Emiljano Ramazanit burimet bëjnë me dije se policia ka shoqëruar deri më tani 7 persona, por ende nuk ka një emër zyrtar si të përfshirë në këtë atentat.
Detaje të reja mësohen pas operacionit të RENEA-s në Elbasan, për të shoqëruar autorët e dyshuar në ekzekutimin e Emiljano Ramazanit, ngjarje kjo e ndodhur disa ditë më parë. Burime bëjnë me dije për Faxweb.al se vijojnë të qendrojnë në burg dy anëtarët e familjes Manahasa, Albert dhe Seit, përkatësisht babë e bir.
Ndërkohë gjatë orëve të mbrëmjes kanë lënë qelinë 4 të shoqëruar të tjerë, anëtarë të familjes Manahasa, por edhe bashkëpunëtorë të biznesit te tyre, pasi kujtojmë që familja Manahasa posedon një pikë servisi, ndërsa akuzohet se ka gisht në transformimin e mjetit tip volksvagen që autorët përdoren për të ekzekutuar një javë më parë Emiljano Ramazanin 39 vjec.
Ndërsa janë liruar pjestarët e tjerë të familjes Kreshnik dhe Ymer Manahasa. Gjithashtu është liruar nga komisariati edhe Artur Tosku, ndërsa Bujar Dervishi ishte liruar më herët. Gjate aksionit te Reneas ne servisin e familjes Manahasa në një mjet tip benz të çmontuar është gjetur një pistoletë tip TT.
Gjate marrjes në pyetje 6 të ndaluarit kanë refuzuar kategorikisht që pistoleta ti përkasë atyre, ndërsa hedhin akuza se e gjitha bëhet nga konkurenca për ti prishur imazhin biznesit të tyre.
Kujtojmë se edhe ne disa ngjarje të tjera kriminale të regjistruara dy vitet e fundit pjestarët e familjes Manahasa janë shoqëruar në polici si të implikuar, por më pas jane lene te lire. Pas marrjes në pyetje, ndaj Albert dhe Seit Manahasa rëndon akuza e “Armëmbajtjes pa leje”.