LAJMI I FUNDIT/ Shpërthen një pus nafte, merr djegie një punëtor

0

Mallakastër- Një ngjarje e rëndë është shënuar mëngjesin e sotëm ku në një firmë private naftë ka marrë flakë një tubacion dhe për pasojë një punëtor ka pësuar djegie.

Mësohet se zjarri ka rënë  rreth orës 07:30, në vendin e quajtur “Qafa e Kashit”, në një firmë private nafte.

Gjatë procesit të punës, në tubacionin e furnizimit ka marrë flakë në sipërfaqe një depo e dekantimit të naftës. Për pasojë ka marrë djegie sipërfaqësore një punëtor i kësaj kompanie, V. B., rreth 50 vjeç, i cili ndodhet në spital nën kujdesin e mjekëve.

Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për zbardhjen e plotë të rrethanave të ngjarjes.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu