Lajmi i fundit/ Të shtëna me armë zjarri në drejtim të një mjeti në Shkodër

0

Të shtëna me armë zjarri kanë tronditur Shkodrën mbrëmjen e sotme. Mësohet se është qëlluar drejt një mjeti të parkuar në lagjen ‘Prek Cali’.

Nuk ka informacione për të plagosur apo viktima.

Gazetarja e Infoweb Media në Shkodër informon se objektiv ka qenë një mjet me targa angleze.

Në vendngjarje kanë shkuar forcat e policisë që kanë rrethuar zonën përreth.

Ende nuk dihen rrethanat e kësaj ngjarje.

Një grup hetimor po punon për zbardhjen e rastit në fjalë. Infoweb Media

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu