Lajmi i fundit/ Vdes nga kovidi shefi i policisë rrugore

0

Ndërron jetë nga kovidi një efektiv i policisë rrugore në Shkodër.

Bëhet me dije se ka ndërruar jetë Gëzim Gilaj, pjesë e policisë rrugore, prej disa vitesh. Gilaj nuk ka mundur dot t’i mbijetojë sëmundjes.

Lajmi është bërë i ditur nga familjarët e efektivit. Ai ishte i shtruar në spitalin e Shkodrës prej disa ditësh. Por nuk mundi të mbijetojë.

Sipas specialistëve, edhe pse një pjesë e mirë e popullsisë është vaksinuar dhe të tjerë e kanë kaluar sëmundjen duke përfituar antitrupa, sërish situata mbetet serioze.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu