Lajmi i fundit/ Vetëvritet me armën e shërbimit polici, detajet e para

0

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur mbrëmjen e sotme në Delvinë, ku një efektiv dyshohet se është vetëvrarë.

Sipas policisë, rreth orës 21:00, në Delvinë, dyshohet se është vetëvrarë me armën e shërbimit në banesën e tij, shtetasi Eduart Beqiri, 54 vjeç, me detyrë trupë shërbimi sigurim objekti dhe informacioni në Komisariatin e Policisë Delvinë.

Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për zbardhjen e plotë të rrethanave të ngjarjes.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu