Lajm i mirë/Vaksina Pfizer mund të ruhet edhe në temperaturat më të larta

0

Pfizer-BioNTech shprehet se ka paraqitur të dhëna të reja në Administratën amerikane të Ushqimit dhe Barnave (FDA), për të treguar se vaksina e saj kundër COVID-19 mund të ruhet në temperatura më të ngrohta.

Pfizer deklaroi se këto të dhëna të reja tregojnë se vaksina e saj mund të jetë e qëndrueshme nëse ruhet midis temperaturës minus 25 gradë celsius dhe minus 15 gradë Cclsius për dy javë, që është temperatura e frigoriferëve më të zakonshëm.

Aktualisht, etiketa për vaksinën Pfizer-BioNTech thotë se ajo duhet të ruhet në temperaturën midis minus 80 gradë celsius deri në minus 60 gradë celsius, që zgjat deri në gjashtë muaj, ose mund të ruhet në temperatura normale të ftohjes (2 gradë celsius deri në 8) për deri në pesë ditë, para se të përzihet me një tretës të kripur.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu